Bitraj, kumarxhi me çertifikatë sigurie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krahas skemës se vjedhjes se 713 milion lekeve nga Banka e Shqipërisë dhe destinacionit se ku kane shkuar paratë, Prokuroria e Tiranës është duke hetuar ne lidhje me procedurën e pajisjes me certifikatën e sigurisë te ish-përgjegjësit te arkës stok Ardian Bitraj. Mësohet se ne vitin 2011 atij i është rinovuar çertifikata per te pasur akses ne te dhëna teper sekret te bankës. Megjithëse nga shumëkush ai njihej si frekuentues i rregullt i llotove. Burime nga grupi hetimor saktësojnë se ne momentin e pajisjes apo te rinovimit te certifikatës se sigurisë, dosja e personit veç te tjerash duhet te kete edhe nje raport te detajuar nga shish apo dhe policia e shtetit. Eshte Shërbimi Informativ ai qe duket te verifikoje personalitetin e personit dhe duhet te japë konfirmimin nga verifikimet e kryera nëse duhet apo jo te pajiset me certifikate sigurie. Por, ne rastin e Bitrajt mesa duket kjo gje nuk ka funksionuar. Ne dosjen e Ardian Bitrajt nuk ka te dhëna qe nga viti 2011 per ndonjë ves te tij siç ishte frekuentimi i lotove sportive ku i pandehuri pretendon se ka lëne paratë

Share This Video


Download

  
Report form