http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja e futbollit per femra do te luaj sot ne orën 21:00 ne ?Qemal Stafa? ndeshjen ndaj Francës per eliminatoret e Evropianit 2017 qe është vene ne qendër te vëmendjes per shkak te sinjaleve për nje rrezik te mundshëm terrorist. Vetëm disa dite me pare, SHISH njoftoi policinë e shtetit qe eventi sportiv, mund te jete objekt i sulmeve terroriste nga persona te dyshuar për lidhje me ISIS. Policia e shtetit ka marre masa te rrepta per te garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Alarmi vjen pas sulmeve terroriste ne Paris ku mbeten te vrare 130 persona, ndërsa shpërthimet u dëgjuan edhe rreth stadiumit ku luhej miqësorja France-Gjermani. Kështu nga ora 18:00 deri ne orën 24:00 do te bllokohen te gjitha segmentet rrugore qe te çojne te stadiumi kombëtar ?Qemal Stafa?. Gjithashtu, nuk do te lejohet parkimi i automjeteve si dhe do te mbyllen ambientet tregtare përreth tij. Do te bllokohen disa rruge si dhe sheshi ?Nene Tereza?. Nga shërbimet e policisë, do te ushtrohen kontrolle te vazhdueshme ndaj shtetasve te ndryshëm. Përballë nje skuadre te re siç eshte Shqipëria, Franca pritet te ketë nje ndeshje te lehte ne letër si kryesuesja e grupit. Skuadra e Filip Bergero eshte ne krye te grupit 3 me 6 pike te plota pas dy fitoreve. Ndërkohe kombëtarja e Altin Rrakllit mban vendin e fundit pas dy humbjeve me Greqinë 1-4 dhe Rumaninë 0-3.