Artur Meçollari, me certifikatë sigurie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari nuk përbën asnjë shqetësim mbi sigurinë kombëtare, pasi gëzon mbështetjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Prej shtatorit të vitit 2016 ai gëzon certifikatën e sigurisë të lëshuar nga NATO. Garancia vjen nga kryetarja e Komisionit parlamentar të Sigurisë Ermonela Felaj, e cila tha se çështja ?Meçollari? u diskutua edhe në takimin në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.



?Përgjigja ishte shumë e qartë nga ana e ana e drejtuesve të AISM, personi në fjalë është ndër 5 personat që disponon certifikatën më të lartë të sigurisë në Shqipëri. Është një certifikatë që jepet dhe mbështetet nga strukturat e NATO-s. Kështu që nuk ka pasur asnjëherë kjo agjenci tek e cila ishim asnjë shqetësim në lidhje me personin në fjalë.?



Për kryekomisioneren Felaj, opozita duhet të tregohet e kujdesshme në deklaratat që bën, pasi vendit më shumë se debati politik i ditës, i intereson të mos ketë problem me fqinjët, e mbi të gjitha vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim.



?Është e thjeshtë ndoshta nga njëra ana të hedhësh baltë mbi njerëzit që do të negociojnë marrëveshjen, por duhet të kesh parasysh që bëhet fjalë për një moment që i shërben interesave të Shqipërisë, jo interesave të një partie të caktuar politike. Dhe ndoshta edhe ky rast konfirmoi edhe njëherë atë që ne kemi thënë, që në momente të tilla dëm Shqipërisë po i bën opozita duke mos ditur të mbajë rolin e vet si opozitë.?



Ermonela Felaj foli edhe mbi mbështetjen që NATO i jep Shqipërisë, pasi është vendosur që në vitin 2019, vendi ynë do të marrë drejtimin e Komitetit të Inteligjencës së Aleancës.

Share This Video


Download

  
Report form