Viktor Marku del para gjykatës, 38 kamera sigurie në funksion të dosjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-22

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Del para gjykatës Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës tek zona e ?Komunës së Parisit? në Tiranë.Ndërsa pritet vendimi i trupës gjykuese, kanë dalë në dritë të tjera detaje për të dhe lëvizjet e tij. Sipas TIMS, ai ka dalë nga Shqipëria nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi më 19 janar 2020.Por kjo hidhet poshtë nga një dëshmitar, sipas të cilit, Viktor Marku gjatë këtyre muajve ka qenë në Shkodër. Po i njëjti dëshmitar shprehet se ai ka marrë me qira aty një makinë ?Smart?, të cilën më pas ja ka lënë nipit Sebastian Mali.Për të bërë përpara me hetimet e dosjes janë sekuestruar 38 kamera sigurie, ku midis të tjerash duket edhe Viktor Marku.Ai është kapur teksa zbret nga makina ?Smart? dhe ngjitet në automjetin ?Mercedes Benz? të vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat. Pamjet janë të dobëta dhe janë çuar për analizim.Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë. Viktor Marku dyshohet se ka ekzekutuar Hekuran Billën për gjakmarrje. Ai u arrestua në Mal të Zi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS