http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Humbja e kontrollit të mjetit për shkak te rrugës se vështirë në fshatin Kir të Dukagjinit ka sjelle një tjetër aksident fatal. Mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur ?Guri i Maxhës? në aksin Kir ? Shkodër, fuoristrada me të cilin udhëtonin 6 persona ka përfunduar rreth 100 metra në humnerë. Italiani 67-vjeçar Giorgio Faragiano dhe Pëllumb Murro 35 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes së automjetit, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur drejtuesi i automjetit 24-vjeçari Fatjon Pjetri dhe tre pasagjere te tjerë. Banorë të zonës që kanë parë aksidentin kanë njoftuar policinë e Shkodrës dhe janë përpjekur t?u japin ndihmën të aksidentuarve pavarësisht terrenit të vështirë dhe errësirës. Vetëm pas 30 minutave me ndërhyrjen e forcave të policise u bë e mundur nxjerrja nga gremina e trupave, të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës. Mjekët konfirmojnë se gjendja shëndetësore e të plagosurve vijon të mbetet e rëndë. Sipas policisë viktimat dhe të plagosurit po ktheheshin në Shkodër, pas një ekspedite që kishin organizuar në zonën e Dukagjinit. Aksi Kir-Shkodër, është nga më problematikë në ketë qark. gjate këtyre viteve kanë humbur jetën në të rreth 70 persona si pasojë e aksidenteve.