Dukagjin, tani aksioni në 4 fshatra të thella - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Lazaratit ne Jug, kjo është zona më e madhe ne Veri të vendit qe pastrohet nga lendet narkotike, kësaj radhe jo te mbjella neper oborre shtëpish por, rreze maleve atje ku siç do te deklaronte dje drejtori i përgjithshëm i policisë është vështire te identifikosh se kush i ka kultivuar. Por, aksioni i policisë nuk ka përfunduar. Përkundrazi, për t?i dëshmuar edhe banorëve të fshatrave Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir se 140 policët, 13 automjetet e rënda e angazhuara ne këtë mision nuk do te largohen deri ne spastrimin e zonë. Por, tashme policia po ndjek një strategji tjetër. Për shkak te terrenit te vështirë malor, nuk do te ngrihen helikopterë per vëzhgimin nga ajri por, monitorimi dhe ndërhyrja e policisë per shkatërrimin e tokave me kanabis do te behet nga toka. Pranë vendeve ku po zhvillohet operacioni policia ka ngritur kampe te përkohshëm, ndërsa jane siguruar te gjitha pajisjet dhe ushqimet e nevojshme per forcat policore qe ndërhyjnë ne zonat e thella. Deri ne mesdite strukturat operacionale ne terren kane identifikuar dhe shkatërruar 8 parcela te mbjella me kanabis sativa. Djegia e lendes narkotike është bere pas përfundimit te veprimeve hetimore te policisë gjyqësore dhe eksperteve kriminalist te cilët janë pjese e operacionit. Ne ditën e kater aksioni antidroge drejtohet nga numri dy i policisë se shtetit Sokol Bizhga. Nje dite me pare Ministri i Brendshëm, Samir Tahiri pas nje takimi me dyer te mbyllura me krerët e policisë ne Shkodër, deklaroi angazhimin e tij dhe qeverise per shkatërrimin e çdo sipërfaqeje toke me kanabis ne veri dhe çdo zone te vendit

Share This Video


Download

  
Report form