Fillon aksioni i policisë në Dukagjin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forca te shumta policie kane zbarkuar qe ne orët e para te mëngjesit te se martës ne zonën e Dukagjinit, për te filluar nje super operacion per eliminimin e bimëve narkotike, qe konsiderohet i dyti me i rendesishem pas Lazaratit. Ne operacionin e përbashkët, ku marrin pjese efektive te RENEA-s, FNSH-se dhe punonjës se Drejtorisë se Policisë Shkodër, mësohet se jane angazhuar 450 forca policore dhe mbi 70 automjete te mbështetura edhe nga helikopterë qe monitorojnë zonën nga ajri. Behet e ditur se operacioni i koduar ?Brashta? do te shtrihet ne fshatrat Ndreaj, Brashte, Pylaj Bob Vuksanaj dhe Breg Lumi, ku mendohet se ne total janë kultivuar mbi 200 parcela me kanabis, te cilat janë fotografuar me pare nga ajri. Operacionin po e ndjek nga afër edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Haki Çako, ndërsa ne terren ndodhen Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Drejtori i Krimeve dhe Drejtori i Policisë Shkodrës. Ashtu si dhe Lazarati, e Dukagjini prej vitesh ka qene ne hartën e zonave me problematike per kultivimin e bimëve narkotike. Një operacion i ngjashëm u zhvillua ne këtë zone rreth një vit me pare, por reagimi nga kultivuesit ishte ekstrem, aq sa u qellua edhe nje helikopter i ushtrisë, qe policia e kishte marre përdorim. Ne operacion policia asgjësoi mbi 100.000 rrënje kanabis.

Share This Video


Download

  
Report form