“Qeveria, agjenci reklamash” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa qeveria vijon me analizën e punës ne 300 ditët e para, opozita i ka quajtur ato vetëm shfaqje qe nuk tregojnë realitetin. Gjate një takimi me anëtarësinë demokrate ne Tirane, kreu i selisë blu Basha tha se kryeministri Rama kujdeset vetem te investoje vetëm per te reklamuar punët e pretenduara. Sot, asnjë premtim i tyre, asnjë i vetëm, jo vetëm që nuk është mbajtur por nuk është as në rrugën e mbajtjes. I plasi një tullumbace elektorale, i mashtrimeve për legalizim falas e për shëndetësi falas, për 300 mijë vende pune e për ulje çmimesh përmes heqjes së taksave e përmes heqjes së TVSH-së për energjinë. Papunësia rritet, borxhet rriten, taksat rriten, ekonomia bie, bizneset mbyllen, mjeshtrat e propagandës krihen me iluzionin e fanarit ndriçues. Investimi kryesori i tyre, siç e shihni janë reklamat, qeverisja e këtij vendi është shndërruar në agjenci reklamash. Një dite me pare opozita organizoi edhe nje tryeze te posaçme per ekonominë, pikërisht per te mare ecurinë e saj nen qeverisjen e te majtëve.

Share This Video


Download

  
Report form