Haradinaj: Të ikë qeveria! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tërheqja nga marrëveshjet qe dëmtojnë Kosovën, ose dorëheqja e qeverise konsiderohen nga opozita si dy rrugët per kapërcimin e krizës politike qe ka përfshire vendin. Deklarata vjen nga lideri i AAK-se Ramush Haradinaj.?Ekziston zgjidhja, situate është e bukur dhe e thjeshtë, realisht ne kemi lënë opsion, opsioni i parë në deklarimin tonë të djeshëm ishte tërheqja e marrëveshje që janë të dëmshme për Kosovë, e Asociacionit të Komunave Serbe,e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pra ekziston zgjidhja. Në rast se nuk bëhet kjo, atëherë kemi kërkuar që të dorëhiqet qeveria e vendit, të shkoje vendi në zgjedhje dhe institucionet që dalin pas zgjedhjeve të vendosin për hapat e mëtejmë, pra ka zgjidhje edhe zgjidhja qe ekziston është në vendimin e qeverisë me heq dorë nga marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.?Haradinaj nuk e përjashton dialogun me qeverinë, por kjo do te ndodhe kur opozita te konstatoje shenja reflektimi.?Jemi për dialog, por jo për dialog që përdoret si mbulesë, me u zbatu marrëveshjet. Pra ne të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë, janë me pengu zbatimin e dy marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri Mustafa. Në këtë rast të Asociacionit të Komunave që ka nënshkruar kryeministri Mustafa dhe demarkacionit që ka nënshkruar zotëri Thaçi. Pra nuk do të lejojmë që me u bë instrument, i mbulesës për me ndodh zbatimi. Jemi për dialog në rast se kryeministri Mustafa para se të ulet në tavolinë në caktime me partitë opozitare, reflekton në kërkesat e opozitës lidhur me këto dy marrëveshje?.Per tejkalimin e situatës kryetari i AAK-se nuk sheh si mundësi përfshirjen e presidentes Jahjaga.?Kosova fatkeqësisht nuk ka institucionin e Presidentit?.Haradinaj deklaroi se zhvillimet e fundit ne Kosove e kane mbartur presionin edhe ne Serbi dhe Beogradi duhet te shënoje progres ne raportet me Prishtinën, ne mënyre qe te beje progres ne rrugën e integrimit europian.

Share This Video


Download

  
Report form