Qeveria korrigjon rritjen ekonomike, tani 1.5 %" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Pas rishikimeve të shumta që i bëri rritjes ekonomike për vitin 2012-të, qeveria sërish ka ndryshuar pritshmëritë për rritjen reale që ka ekonomia vitin e kaluar.
Në publikimin që ministria e Financave ka bërë së fundi për kuadrin makroekonomik fiskal rezulton se ekonomia gjatë 2012-ës të jetë rritur vetëm 1.5%, dhe jo 4.3 sa parashikonte fillimisht buxheti i këtij viti. Por përveç ndryshimeve të bëra për rritjen ekonomike, financat kanë korrigjuar edhe njëherë totalin e shpenzimeve në 2013-ën, jo më larg se 1 muaj pas miratimit të tij në parlament. Kështu shpenzimet shkojnë nga 28.6% e prodhimit të brendshëm bruto në 29.1, të prekura nga korrigjimi i rritjes ekonomike. Në kuadrin makro fiskal të miratuar së fundi, ministra e financave pret që ekonomia në 2014-ën të rritet me 3.9%, ndërkohë që borxhi publik do të vijojë të mbetet 63.8% e PBB-së. Ato çka vihen re se do të jenë në rritje, janë shpenzimet e buxhetit për të paguar interesat e borxhit, ku për herë të parë që nga 2005-sa qeverisë i duhet të paguajë 3.6% të GDP-së për koston e borxhit, përqindje që parashikohet të mos ndryshojë deri në 2016-ën. Aktualisht qeveria paguan 9 miliard lekë më shumë se një vit më parë vetëm për të shlyer borxhin publik. Një ndryshim tjetër në dokumentin e miratuar nga qeveria është edhe niveli i defiçitit buxhetor, ku nga 3.4% që pritej të ishte një muaj më parë shkon në 3.5. Nga ana e saj qeveria ka premtuar lehtësim të barrës fiskale për biznesin dhe disa shtresa të shoqërisë, por ende nuk ka nxjerrë një faturë se sa kosto do të kenë këto nisma në buxhetin e shtetit.

After numerous revisions made ??economic growth for the year 2012, the government has again changed the expectations for real growth of the economy last year.
The publication of the Ministry of Finance has recently fiscal macroeconomic framework shows that the economy during 2012 have increased only 1.5%, not 4.3 as originally predicted this year's budget. But in addition to the changes made to economic growth, finance corrected once total expenditures in 2013, not later than 1 month after its adoption in parliament. Thus the costs range from 28.6% of gross domestic product at 29.1, affected by the correction of economic growth. In the recently approved fiscal macro framework, the Ministry of Finance expects the economy in 2014-en to grow by 3.9%, while public debt will continue to be 63.8% of GDP. Those which are seen to be growing, are spending budget to pay debt interest, which for the first time since 2005 as the government has to pay 3.6% of GDP for the cost of debt, percentage expected not to change by 2016-en. Currently government pays 9 billion more than a year ago only to repay public debt. Another change in the document approved by the government is the level of the budget deficit from 3.4% that was expected to be a month before going to 3.5. By its government has promised tax burden relief for business and several layers of society, but has not issued a receipt how much would cos...

Share This Video


Download

  
Report form