Internet falas në bregdet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse në plazh, të gjithë pushuesit gjatë këtij sezoni veror kanë mundësi të përdorin internetin. Ky shërbim ofrohet falas në 16 zona bregdetare në vend dhe mund ta përfitojë kushdo pavarësisht operatorit që përdor. Për ministren e inovacionit Milena Harito, kjo është një risi në fushën e teknologjisë që vjen për herë të parë në zonat bregdetare të Shqipërisë. Turistët në plazhet më të frekuentuara në vend kanë mundësinë të lundrojnë në internet pa pagesë dhe të shpejtë, të informohen përmes emaileve apo edhe të ndajnë fotot me miqtë në rrjetet sociale . mjafton të hyjnë në aplikacionin Wi-Fi te Vodafone. Futja e këtij shërbimi është një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit në vend duke ofruar lehtësi për turistët jo vetëm për të shijuar bukuritë e bregdetit shqiptar por edhe shërbime cilësore.

Share This Video


Download

  
Report form