Parkimi falas për rezidentët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndërsa parkimi ne Tirane do te jete me pagese dhe i diferencuar sipas zonave, për banoret rezidente ai do te jete falas. I pyetur nga Vizion Plus kryebashkiaku Erjon Veliaj ka sqaruar se si do te përfitohet kjo nga banoret dhe si do te identifikohen ata qe janë rezidente ne ate lagje dhe jo te një zone tjetër te Tiranës. Modeli i parkimeve është huazuar nga Vjena. Ashtu si kryeqyteti i Austrisë, edhe Tirana e madhe do te ndahet ne 4 zona, ku secila do te përfshije 4 njësi administrative. Ngjyra e pullës ne mjet do te përcaktoje, nëse tarifa do te jete falas per banorin rezident apo duhet te paguaje për vendin e parkimit qe ka zëne. Skema e re do te nise zbatimin te fillim te vitit te ardhshëm. Ky proces administrohet nga bashkia, çka pritet t?i shtoje buxhetit te saj një shume te konsiderueshme te ardhurash. Sipas hartës se re te parkimeve Tirana do te ketë tre zona me pagese te diferencuar. Zona A qe përfshin qendrën dhe pjeset me aktivitete me te madh, ku vendparkimi kushton 100 leke ora. Ne zonën B, 40 leke ora ndërsa ne zonën C qe përfshin pjesën e Tiranës ne zhvillim parkimi është 20 leke ora.

Share This Video


Download

  
Report form