Kreu i PD-së takon Mogherinin, akuza qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar takimin me Ministren e Jashtme te Italise, Federica Mogherini, per te denoncuar koalicionin qeverisës, i cili sipas PD po kap institucionet e pavarura dhe synon te vendose nen kontroll sistemin e drejtësisë.Sipas njoftimit te Partisë Demokratike lideri i opozitës Basha i ka përcjelle shefes se diplomacisë italiane shqetësimin per degjenerimin e situatës politike per shkak te zhbërjes se se standardeve demokratike nga dyshja Rama-Meta. Per kreun e PD Basha maxhoranca ka injoruar mesazhin e bashkimit europian per nje reforme gjithëpërfshirëse ne sistemin e drejtësisë. Qeveria tentoi të kalonte në parlament ligjet që kanë për qëllim kapjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në tërësi, ku votoi ligjin me të cilin pezullon për një vit dhe kap shkollën e magjistraturës.Sipas opozitës, dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk ka ndërmarrë asnjë reformë, por po thellon konfliktin politik në vend, duke rrezikuar stabilitetin politik dhe shoqëror dhe duke minuar ecjen e Shqipërisë drejt Integrimit Europian. Ne përfundim te takimit Basha ka theksuar se kjo situatë kritike kërkon vëzhgim të kujdesëm dhe analizë të thellë nga ana e Bashkimit Europian.

Share This Video


Download

  
Report form