http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron se ditën qe PD do te vije ne pushtet do te jete me pak e pranishme ne ekranet e televizioneve e do t'i japë me pak rendësi imazhit. Edhe pse nuk është mbushur një vit qe nga momenti kur e djathta u largua nga pushteti, lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar zgjedhjet brenda partisë per te skicuar imazhin e PD ne qeverisje. Gjate një turi ne Korçe, Devoll e Pogradec, Basha ka deklaruar se ndërsa qeveria e sotme është e orientuar vetëm tek propaganda, e djathta ne pushtet do te jete ndryshe. Sipas Bashes qëllimi kryesor i zgjedhjeve ne PD është nxjerrja me votë të lirë drejtuesit e fitores se nesërme.