http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka vijuar akuzat ndaj inspektoratit ndërtimor urbanistik dhe qeverise, për prishje selektive ne kryeqytet. Deputeti Gert Bogdani ishte sot pranë disa bizneseve ne katet e para dhe të dyta ne bulevardin Zhan D?ark dhe bajram curri, ku sipas tij, INUK- ka dëmtuar ne mënyrë arbitrare investimet e dhjetëra familjeve. Bogdani tha se numri i biznese të vogla që janë prishur në kryeqytet është shumë i madh, duke vendosur ne vështirësi të mëdha ekonomike këto familje të vetëpunësuara. Madje sipas tij, këto objekte që prishen sot janë lejuar të ngrihen me lejen e Edi Ramës kur ai ishte kryetar bashkie.