Kreu i PD-së Basha takon Glover - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas zgjedhjeve lokale, opozita kërkon nje ndryshim qe shkon përtej rishikimit te ligjit elektoral dhe përfshin te gjithë sistemin politik pasi, sipas Partisë Demokratike, procesi i 21 qershorit, nuk arriti standardet ndërkombëtare. Kjo është strategjia politike qe kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përvijuar pas takimit me shefen e misionit te ODIHR, Audrey Glover, ne qendër te te cilit ishte ecuria e procesit te 21 qershorit. Basha sqaroi se opozita dhe misioni i ODIHR kane konstatuar te njëjtën problematike qe përfshin blerjen e votave, presionet dhe kandidatet e inkriminuar te cilat sipas tij janë fenomene qe nuk duhet te përsëriten me. Raporti paraprak i misionit te ODIHR u mbështet fort nga Partia Demokratike, pasi disa shqetësime te ngritura nga opozita gjeten jehone edhe tek deklarata e vëzhguesve ndërkombëtare dhe tani PD pret raportin përfundimtar per ta përdorur si baze per kontestimet e saj ndaj procesit dhe rregullimet qe duhen bere ne ligjin zgjedhor.

Share This Video


Download

  
Report form