http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka promovuar punën e ministrit të Mirqënies Sociale dhe Rinisë, duke I shprehur konsiderata përkushtimi ministrit Veliaj. Në fjalën e mbajtur në ministrinë që përzgjodhi për të dhënë disa mesazhe, kreu I qeverisë vuri në dukje se në këto 300 ditë është zgjidhur problemi me familjet rome, ai i ndihmës sociale, është bërë reforma në pensione dhe është zgjidhur problemi i dëmshpërblim të ish-të përndjekurve dhe personave me aftësi të kufizuar. "Në 300 ditë 20 mijë abuzues dolën nga skema e ndihmës sociale. Në këtë vend është ngrënë shumë në kurriz të të tjerëve. Janë paguar si të verbër njerëz që i kanë sytë në ballë, si saktë ata që vrapojnë e marrin atë që s'ju takon, janë paguar me ndihmë ekonomike njerëz që dergjen pijetoreve, e pastaj të dehur rrahin gratë nëpër shtëpi. 20 mijë të tillë dolën jashtë skemës së pagesave. Është paguar për njerëzit e gabuar prej korrupsionit, klientelizmit e zgjedhjeve të radhës"- theksoi Rama. Po kështu kreu I qeverisë evidentoi zgjidhjen e problemit të toponimeve, cka sipas tij, I jep fund historisë së dhunës psikologjike që ushtrohej ndaj fëmijëve në kufi.