25 vjet nga mesha e parë, Rama në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishin mbledhur me mijëra njerëz në Varrezat e Rrmajit. U kremtua 25 vjetori i mbajtjes së meshës së parë katolike nga Dom Simon Jubani, pas ndalimit në vitin 1967 të besimit, në një kohë kur regjimi komunist ishte në grahmat e fundit të tij. Një meshë për të treguar se besimi nuk mund të vritet, pavarësisht represionit më të egër të regjimit komunist. Më 4 nëntorin e vitit 1990, në atë meshë morri pjesë edhe kryeministri i sotëm Edi Rama, i cili kujton se besimtarët ishin mbledhur pranë Dom Simonit qe qëndronte ne altarin e improvizuar.?Në atë ditë kur rilindi Zoti?Atë ditë nga Rrmaji, kryeministri tha se u ripërtëtit historia e martirizimit të besimit shqiptar.?Ajo që ndodhi këtu nuk mund të ndodhte askund tjetër veçse këtu. Ky vend nuk është i paqtë se është varrezë, është shumë më tepër, është një kopsht shpirtëror dhe një lëndinë jo për vaje, por për lutje në paqe dhe shpresë. Jemi shumë me fat që sot këtu dhe në rrugëtimin për të hyrë në këtë shesh, janë të gjithë ata që janë në rrugën e lumturimit dhe shenjtërimit e kanë venosur Shqipërinë në krye të listës së gjithë botës së krishterë për numrin e martirëve, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar?.Në këtë ceremoni të rikonstruksionit të kapelës së Rrmajit, shefi i qeverise premtoi kthimin e pasurive te trashëguara.?Ne do vazhdojmë të bëjmë gjithçka kemi në dorë me mundësitë modeste për të ndihmuar komunitetet e besimeve që të rifitojnë qoftë në hijeshi, qoftë edhe në fakt të gjitha pasuritë që kemi trashëguar, nuk është promovim për kultet, financim publik?.Kryeministri pohoi se është ndër ata që beson se historia e madhe e ndryshimit në Shqipëri, nisi pikërisht nga këto varreza, dhe se pararendësi I ndryshimit ishte Dom Simon Jubani.

Share This Video


Download

  
Report form