http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-presidenti dhe politikani i njohur, Bamir Topi promovoi këtë të premte librin e tij të parë, ?NOCTURN?, kur arsyeja errësohet nga pushteti. Rreth shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi vendosi të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik. Ish-kreu i shteti zbuloi pak nga çfarë libri i tij përmban në brendësi. Mes miqsh e personalitetesh të njohura, promovimi i ngjante një oazi, ku copëzat e jetës dhe karrierës së Bamir Topit të rikthenin edhe një herë në kohët vjetra, e që për të ishin jo pak nostalgjike. I pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili nuk kurseu lëvdatat për librin e Topit. Në libër gjenden qëndrimet e vlerësimet personale të Bamir Topit, për një sërë personalitetesh të njohura të politikës dhe shtetit shqiptar, duke nisur nga Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Edi Rama, Pjetër Arbnori, Sabri Godo, etj.