Fier,Rama vlerëson Veliajn - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skemën e re të pensioneve, kryeministri Edi Rama e konsideron si një ndër reformat më të suksesshme. Meritën për këtë të, ia njeh Erion Veliaj. Në ceremoninë e prezantimit të skemës së re në Fier, kreu i qeverisë nuk ka kursyer as lëvdatat për Ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i shpallur zyrtarisht kandidat për Bashkinë Tiranë. Kryeministri Edi Rama, ka mbrojtur reformën e pensioneve. Ai tha se asnjë qeveri më parë nuk ka pasur kurajën për të ndërtuar një reformë të vërtetë pensionesh. Më herët, kryeministri Rama ka vizituar zonat e përmbytura gjatë dimrit, ku ka shpërndarë falas 680 krerë bagëti. Gjithashtu, janë shpërndarë edhe pajisje elektroshtëpiake. Kryeministri ka vizituar edhe një shkollë profesionale, ku tha se gjatë këtij viti ka nisur një kthesë e rëndësishme për arsimin dhe punësimin.

Share This Video


Download

  
Report form