http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në prezantimin e hapjes së garës për projektin e segmentit rrugor Milot-Fier.
Përmes një komunikimi live në ?Facebook?, kreu i qeverisë deklaroi se ky aks do të jetë me pagesë, duke paralajmëruar se po punohet me Bashkinë edhe për tre projekte të tjera.
?Me këtë aks do ndodhë një transformim kolosal.
U prekën shumë elementë por nëse do të shohim bilancin e vdekjeve dhe të plagosjeve të gjitha viteve, në segmentin Milot - Tiranë, është për të vënë duart në kokë.
Përsëri kemi një nivel të papranueshëm aksidentesh që përfundojnë me vdekje, humbje jete, plagosje. Kjo do jetë rrugë europiane, jo me fjalë, por në rrugë.
Do jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë qarkullimin pa pagesë por me shpejtë të ndryshme, dhe kushte të ndryshme.
Nga Morina në Fier do të shkohet për 3 orë.?Nga ana tjetër, ministrja Balluku tregoi se ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026 dhe se në total shpenzimet e tij do të shkojnë rreth 1.2 miliardë euro.
115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë.
Në total do të kushtojë rreth 1.2 mld euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maskimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h.
Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta.
Rama dhe Balluku bëjnë të ditur se kostoja që qytetarët do të paguajnë për të kaluar në këtë segment kur ajo të bëhet gati, do të jetë 0,075 euro për kilometër.
Po ashtu, kompania koncesionare që do të fitojë të drejtën për të fituar të gjithë segmentin do ta ketë kusht ndërtimin e rrugëve dytësore.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1