Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me rrugën Milot-Fier. Kreu I PD e ka quajtur një vjedhje 1.2 miliard euro për një rrugë imagjinare.
"Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin, turp", shkruan Rama në rrjetet sociale.
Gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian është hapur ditën e mërkurë, ku në prezantimin e tij ka qenë prezent edhe vetë kryeministri Rama. Ky aks do të behët me pagesë, por për ata qytetarë që nuk duan të paguajnë do të kenë mundësi që të zgjedhin një rrugë dytësore, me standarte, me shpejtësi më të limituar, që do të ndërtohet nga vetë investitori, pa paguar. Ky aks pritet të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#LulzimBasha#TopChannel