Konflikti Rama-Nishani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nuk jemi te lumtur me presidentin e republikës.Kjo deklarate e kryeministrit Edi Rama ka shërbyer për të thelluar mazhorances dhe institucionit te presidencës i cili ka reaguar 48 orë më pas. Kreu i shteti Bujar Nishani zyrtare te e cilëson qëndrimin e shefit te ekzekutivit te pavend dhe te paargumentuar. Për Presidentin e Republikës kritikat e Kryeministrit thjesht shprehin dëshirën e mazhorances për te pasur nen kontroll jo vetëm presidencën por edhe Prokurorinë e Këshillin e Larte te Drejtësisë. "A jemi të gatshëm si shoqëri që ta bëjmë të lumtur kryeministrin duke i dhënë pushtet të pakufizuar!? unë mendoj se jo, ndonëse njerëzisht i uroj çdo të mirë dhe lumturi të plotë." shkruhet ne reagimin e kreut te shtetit bujar nishani. Sipas Nishanit një prej argumenteve qe mbështesin tezen se kjo mazhorance kërkon pushtet te pakufizuar janë edhe ligjet e miratuara deri me tani qe kane cenuar kompetencat e presidentit. Ne 10 muaj te qeverisjes se majte, mazhoranca i ka rrezuar presidentit 3 kandidatura për Gjykatën e Larte si dhe i ka hequr disa kompetenca qe kushtetuta nuk ia jepte. Nga ana tjetër presidenti ka refuzuar te dekretoje 3 ligje; ashtu siç i ka kthyer mbrapsht 2 ambasadore te qeverise.

Share This Video


Download

  
Report form