http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Portit te Vlorës xhevahir Celoalij vijon te mbaje peng situatën mes operatoreve qe funksionojnë ne linjën e transportit detare mes Vlorës dhe Brindisit. Angazhimi i kapitanerisë dhe Ministrisë se Transporteve per te zgjidhur kete ngërç, duke hartuar nje grafik te ri te orareve te nisjes se trageteve, krijoi idenë se konflikt u zgjidh, por ne fakt ai u thellua edhe me shume. Sipas këtij grafiku, u përcaktua se dy linjat do te operojnë brenda ditës me alternim, nje ne mëngjes dhe nje drek. Por na fakt ne orarin e drekës nuk ka interes nga qytetaret për te udhëtaret, çka per rrjedhoje limiton edhe lëvizjen e tragetit. Kërkesa kryesore dhe e vetme e nje prej operatoreve, ne treg, kompanisë Red Star ka qene qe për hir te konkurrencës qe trumbeton qeveria, te dy tragetet te nisen ne te njëjtin orar dhe ne këtë mere qytetaret te kenë mundësi zgjedhjeje mes shërbimeve qe ofrohen. Por kjo kërkese nuk u mor parasysh, pasi operatori i ri qe ka hyre ne këtë treg dhe qe favorizohet nga Drejtori i Portit nuk do te siguronte fitime te kënaqshme. Ndaj Celoaliaj është duke abuzuar me te vetme te drejte qe ka, atë te përcaktimit te orareve te nisjes dhe mbërritjes se trageteve. Por mbetet i dyshimte edhe qëndrimi i Ministrisë se Transporteve, e cila ne vend qe te ofroje klimën e duhur per konkurrence te ndershme, duket se ka dale ne mbrojtje te Drejtorit te Portit, i cili është edhe kryetar i Partisë Socialiste. I kujtojmë ministrisë se konkurrenca e drejte realizohet atëherë kur qytetaret kane nje alternative zgjedhjeje dhe kur konkurrentet operojnë mes tyre me shërbime dhe çmime, jo kur çdo gjë përcaktohet me urdhër nga lart vetëm e vetëm per te favorizuar nje subjekt te caktuar.