Dështimi me TEC-in e Vlorës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është vepra energjetike, e cila dha shprese se Shqipëria nuk do te varej vetëm nga reshjet për te prodhuar energjinë elektrike. Termocentrali i Vlorës, nje investim i Bankës Botërore ka kushtuar gjithsej 96.6 milion euro, por qe nga koha e përfundimit ne 2012-en e deri me sot, ai vijon te zhvase buxhetin e shtetit, jo vetëm me pagesat e kësteve te kredisë, por edhe per mirëmbajtën e tij, me qellim qe te mos dale jashtë funksionit. Këto shpenzime arrijnë shifra te konsiderueshme, për nje vepër qe deri me sot nuk ka bere asnjë ore punë e nuk ka kontribuar aspak ne ekonomi. Ekspertet thonë se vepra është marre ne dorëzim padrejtësisht, nga korporata elektronergjtike, pasi ajo kishte një defekt ne sistemin e ftohjes. Kjo çështje është kthyer prej katër vjetësh ne një konflikt të forte me kompaninë italiane qe kreu punimet. Por prej tre vishesh qeveria shqiptare po dështon ne kryerjen e nje tenderi prej 900 mije eurosh, me qellim gjetjen e nje konsulenti per te evidentuar sakte demin dhe koston e riparimit. Ndonëse qeveria nuk e di sot se sa do t?i kushtoje riparimi i demit, ekspertet e fushës e kane nje vlerësim. Kostot per mirëmbajtjen e TEC-it se bashku dhe me punonjësit qe jane te punësuar janë nje barre per sistemin energjetik, per te cilin qeveria ende nuk po jep zgjidhje. Ndërsa Ministria e Energjisë pretendon se tashme me zbatimin projektit TAP, ky TEC mund te vihet ne pune me gaz, dhe jo me nafte sikundër ishte parashikuar. Për të gjitha këto zvarritje e dëme të mëdha financiare ne buxhet, deri me tani nuk ka asnjë person që të ketë mbajtur përgjegjësi.

Share This Video


Download

  
Report form