Vazhdon skandali në Portin e Vlorës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk mbarojnë torturat per pasagjeret qe udhëtojnë ne linjën Vlore-Brindisi. Edhe këtë te enjte trageti i kompanisë ?Red Star? që operon është detyruar te qëndroje per disa ore i bllokuar ne pritje te ankorimit. Shkak është bere mungesa e qëllimshme e sinjalizimit nga kapitaneria. Përfaqësues të kompanisë ?Red Star? shprehen se trageti nuk është lejuar të hyjë në port dhe sipas tyre kapitaneria ka favorizuar kompaninë tjetër të linjës Vlorë - Brindisi. Ndërkohë, Drejtori i Portit te Vlorës Xhevahir Celoaliaj justifikohet se kapaciteti i portit nuk përballon dot përpunimin e dy trageteve njëherësh. Por ne fakt veprimi i drejtorit Celoaliaj është ne shkelje te hapur te kontratës qe porti ka patur me kompaninë. Ne kontrate është parashikuar qe Red Star te ankoroje çdo dite tragetin. Porti i Vlorës ka kapacitet per ankorimin e tre anijeve çdo dite. Duke shfrytëzuar mbështetjen politike pasi xhevahir Celoaliaj është edhe kryetari i Partisë Socialiste per rrethin Vlorës. Ai pengon qëllimisht konkurrencën duke favorizuar kompanitë e tjera qe kane hyre se fundit ne treg. Megjithëse Red Star ka denoncuar disa here shkeljet e renda deri tani nuk është ndërmarre asnje mase.

Share This Video


Download

  
Report form