http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria po mendon opsionin qe edhe zgjidhjen e problemit te TEC-it te Vlores ta beje permes Partneritetit Publik Privat. Ka qene Ministri i Energjise Damian Gjiknuri, i cili tha se nuk ka asnje kompleks qe venia ne pune e tij te behet nga nje kompani private, duke i hequr shtetit miliona euro kosto. Aktualisht, situata e TEC-it te Vlores eshte ne mes te nje çeshtjeje gjyqesore ne Arbitrazhin Nderkombetar, ku qeveria shqiptare pretendon se firma e cila e ka ndertuar nuk ka dorezuar ne rregull turbinen e ftohjes, duke e bere jo funksional. Qe te behet ky rregullim duhen minimalimish edhe 10 milion euro te tjera. Ne te njejten kohe KESH kerkon nje kompani konsulente qe te beje vleresimin se kush e ka patur fajin ne kete proces, por edhe pse jane zhvilluar 5 tendera, nuk eshte ofruar asnje firme. Ministri nuk dha detaje, nese koncesioni i TEC-it te Vlores do te thote nje terheqje e Shqiperise nga arbitrazhi apo jo. Gjiknuri u shpreh se ne planin e qeverise eshte edhe privatizimi i ndermarrjes se shperndarjes se energjise OSHEE, por ky projekt do te realizohet pas disa vitesh. Ministri beri me dije se tashme te gjitha privatizimet do te kene rregulla strikte ne menyre qe te mos ndodhin deshtime dhe falimente, siç eshte rasti i ARMO-s. - See more at: http://vizionplus.al/edhe-tec-i-i-vlores-me-koncesion/#sthash.rQRgH5rp.dpuf