Nishani: Rama po bllokon hetimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-17

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashpërsohen marrëdhëniet mes Presidentit te Republikës dhe qeverisë. Përmes një deklarate për mediat, kreu i shtetit i kërkon ekzekutivit të mos pengojë hetimin e Prokurorisë për zbardhjen e përdorimit të mundshëm të një pajisjeje përgjimi. Presidenti Nishani shkon edhe më tutje, kur flet për përpjekje të qeverisë për mashtrim të opinionit publik.?Qeveria t?i dorëzojë sa më parë autoriteteve të hetimit pajisjen e kërkuar nga organi i Prokurorisë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për procesin e hetimit. Qeveria të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian. Marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe atij italian në luftën kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare.?Në deklaratën për mediat, Presidenti Nishani i konsideron të papërgjegjshme përpjekjet e qeverisë mbi përfshirjen në çështjen e përgjimeve të partnerëve italianë.?Presidenti i Republikës dënon dhe distancohet nga tentativa e papërgjegjshme e Qeverisë për të ngatërruar bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar, me veprime ilegale dhe të paligjshme të segmenteve të caktuara të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri. Presidenti i Republikës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrojë të gjithë autoritetin ligjor për të shmangur çdo pengesë që krijohet në hetimin dhe zbulimin e së vërtetës.?Ndërkohë Partia Demokratike akuzon qeverinë për krim shtetëror përmes përgjimeve.?Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mundësive të Tahirit dhe është drejtpërdrejt përgjegjësi e Edi Ramës. Ai hesht prej ditësh për këtë ngjarje, duke i vënë vulën sundimit mafioz në vend dhe veprimit të qeverisë si bandë kriminale, mbi ligjin dhe Kushtetutën. Edi Rama është i thirrur të japë llogari e të mbajë përgjegjësi publikisht për krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm. Edi Rama është nën akuzë për këtë krim shtetëror, dhe sa më shumë hesht, aq më shumë e rëndon pozicionin e tij në këtë shkelje brutale të ligjit, të kushtetutës dhe të çdo norme demokratike.?- See more at: http://vizionplus.al/nishani-rama-po-bllokon-hetimin/#sthash.qx4tLguP.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form