Kryeministri Berisha fajësoi serish liderin e opozitës, Edi Rama, për bllokimin e reformave, prej te cilave varet statusi kandidat për ne BE. Ne mbledhjen e qeverise, zoti Berisha u shpreh i bindur ne një fitore te thelle ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te cilat sipas tij, nuk mund te mbahen me herët se qershori i ardhshëm. "Këtë çështje do e zgjedhin shqiptarët, si i dhanë më 8 maj do ja japin edhe në qershorin e vitit që vjen, për tu ndarë nga kultura e bllokimit e bllokmenëve të rinj," tha ai. Për kreun e qeverise, zoti Rama e ndërton karrierën vetëm mbi fatkeqësitë natyrore dhe bllokimin, ndaj shqiptaret do ta ndëshkojnë me vote. Berisha u shpreh se mazhoranca është gati të avancoje axhendën integruese duke pranuar ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit, sipas propozimit te opozitës. "Ne do vazhdojmë reformat në të gjitha fushat ku Edi Rama nuk mund të bllokojë. Ai po bllokon heqjen e imunitetit, por jo procesin e transparencës. Unë i them se kundërshton heqjen e imunitetit ai që ka frikë nga vetja e tij. Por ne do ta vazhdojmë këtë betejë," nënvizoi kreu i qeverise. Zoti Berisha pranoi vonesat ne dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë dhe pohoi se pas 20 marsit do akordohet kësti i dytë. Qeveria miratoi gjithashtu dërgimin e një ekipi mjekësor ne Libi, si dhe nisjen e aksionit për heqjen e bunkerëve te shpërndarë ne gjithë vendin.
Premier Berisha again blamed the opposition leader Edi Rama, to block the reforms, of which depends on the EU candidate status. We collect government, Mr. Berisha expressed his belief in a profound victory in parliamentary elections, which according to him, can not be held earlier than next June. "This matter will choose the Albanians, as given on May 8 will give here in June of next year, to be separated from culture to block the new communist leaders," he said. For head of government, Mr. Rama career just builds on natural disasters and blocking, to punish the Albanians will vote. Berisha said that the majority is ready to advance the integration agenda accepting the amendment to the Constitution to lift the immunity, as proposed by the opposition. "We will continue reforms in all areas where Edi Rama can not block. He is blocking the lifting of immunity, but not the process of transparency. I say that he opposes the lifting of immunity that is afraid of himself. But we will continue this battle, "stressed the head of government. Mr. Berisha acknowledged delays in the compensation of former political prisoners and said that after March 20 will awarded to the second installment. The government also approved sending a medical team in Libya, and the launch of the removal action to spread throughout the country.