http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sfumohet edhe Pista Fushaj për të marrë frenat e presidences e klubit Vllaznia. Ish presdienti Valter Fushaj me shumë gjasa nuk do të rikthehet tek Vllaznia në këtë post. Mundësia e bashkëpunimit me bashkinë e Shkodrës duket shumë e largët për shkak të mungesës së bazës ligjore. Fushaj ka kërkur një takim me kryebashkiakun Lorenc Luka mëngjesin e sotëm, por nuk është arritur asnjë marrëveshje. Duke qenë në pozita të tilla bashkia e Shkodrës pritet të jetë edhe sezonin e ardhshëm sponsori kryesor i klubit edhe pse u fol kalimi i tij tek biznesi privat. Vllaznia Prejk 3 vitesh është administruar nga bashkia ndërsa skuadra ka qenë një zhgënjim total në këtë kohë duke luftuar për mbijetesë.