http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje në Bruksel për çështjen e toponimeve, sipas të cilës të gjitha emrat do të shkruhen në anglisht, sikurse përcaktohet dhe në standardet e OKB-së. Pakti i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2015. Marrëveshja është finalizuar në Bruksel, aty ku mbahet dhe takimi i gjashtë i Këshillit të Asocim-Stabilizimit Shqipëri -- Be. Në të thuhet se gjatë kësaj periudhe tranzitore, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin mes dy vendeve fqinje, bazuar në praktikën ekzistuese të moratoriumit."Sot në Bruksel, ne u pajtuam në mendimin se është e nevojshme që këto toponime të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga format e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënë. për këtë arsye, ne ramë dakord se një adresim tek katalogët zyrtarë që secili vend ka paraqitur tek mekanizmat përkatës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet icao, janë mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që, megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish".Për të arritur në këtë pakt final, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme greke dhe ata shqiptare kanë përafruar qëndrimet dhe gjatë takimit në Selanik më tetë maj, kur është mbajtur dhe takimi mes ministrave të BE-se dhe Ballkanit Perëndimor. Toponimet, ose pasqyrimi i emrave gjeografikë, kanë qenë një ndër çështjet më të nxehta mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. deri më tani këtë problem e kanë vuajtur emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.