Pushohet çështja “Strazimiri” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rreth nje viti hetimi e gjykimi, çështja penale ndaj dy deputeteve Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka te akuzuar se goditen per shkak te detyrës kolegun demokrat Gent Strazimiri është pushuar. Vendimi është marre nga Gjykata e Larte, e cila ne këtë rast ka vepruar si Gjykate e Shkalles se Pare. Kolegji Penal i kryesuar nga Medi Bici , ka arsyetuar se ne këtë rast nuk jemi përpara nje vepre penale, por incidenti i ndodhur ne ambientet e gjykatës duhet te ishte zgjidhur, sipas rregulloreve te kuvendit. I pranishëm ne shpalljen e vendimit deputeti Pjerin Ndreu u shpreh se gjithçka ishte nje sajim.?Kërkoj falje për atë moment gjaknxehtësie po nuk mund të bënte shkak ligjor për të ndërtuar një fabul dhe për ta sjellë në gjykatë. vendimi i gjykatës e tregoi se kjo orvatje ishte nul dhe çështja penale nuk duhet të fillonte. më vjen keq për autorët që e gatuan këtë histori kaq të madhe. vendi ka çështje shumë më të thella e rrezikshmëri shumë më të lartë sesa këta, janë gjëra që kanë ndodhur në të gjithë botën e do të ndodhin. unë e di që jam person atraktiv se kam vit që jam në qendër të vëmendjes për tu sulmuar. por ju deklaroj se nuk kam qenë e nuk do të jem kurrë në linjat e bashkëpunimit me krimin?.Ne konkluzionet përfundimtare prokuroria kërkoi dënimin e Ndokes dhe Ndreut, përkatësisht me 8 muaj dhe 1 vit burg, i konvertuar ne 250 ore pune ne komunitet. Ngjarja, ndodhi ne 10 korrik te vitit te kaluar ne korridorin e kuvendit, ku Strazimiri u godit nga dy koleget menjëherë pas fjalës qe kishte mbajtur ne foltoren e parlamentit.

Share This Video


Download

  
Report form