"Çështja Kosova" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Presidenti i FIFA-s Josef Blater edhe njëherë ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën pas takimit me federatën serbe te futbollit dhe UEFA ne Zyrih. Pala serbe shpresonte qe FIFA te anulonte vendimin e komitetit ekzekutiv te 22 majit qe i lejonte Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare me pretendimin se kjo qe do te kishte pasoja jo vetëm për futbollin e tyre por për gjithë rajonin. Pala serbe mbrohej edhe nga UEFA e cila nëpërmjet presidentit te saj Mishel Platini e quante këtë vendim si politik pasi Kosova nuk ishte anëtare e OKB. Por presidenti i FIFA, Josef Blater, kishte mbyllur këtë diskutim qe disa dite me pare kur deklaroi se shpresonte se vendimi i FIFA do te përshpejtonte fushatën e Kosovës për anëtarësim te plote ne organet qeverisëse te futbollit ndërkombëtar. Pasi ka humbur këtë beteje federata serbe e futbollit është munduar te shfajësohet ne faqen e saj zyrtare duke deklaruar se është rene dakord qe te gjitha palët te vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe se Kosova nuk do te pranohet ne UEFA dhe FIFA deri ne momentin qe ka këtë status. Nder kohe i gjithë problemi sipas presidentit Blater mbetet te modalitetet e këtij vendimi ku do ti zhvilloje takimet ndërkombëtare miqësore kombëtarja kosovare ne Prishtine apo jashtë vendit. Për këtë qellim FIFA ka paralajmëruar edhe një tjetër takim te komitetit ekzukitiv te saj ne Zyrih ne 29 qershor.

FIFA President Joseph Blatter's once again expressed his support for Kosovo after meeting with Serbian Football Federation and UEFA in Zurich. FIFA hoped that the Serbian side to annul the decision of the executive committee of 22 May that allowed Kosovo development of international friendly matches to claim that this would have implications not only for football but for the whole region. The Serbian side was protected by UEFA which, through its president Michel Platini called the decision as political because Kosovo was not a UN member. But the president of FIFA, Joseph Blatter, had closed the discussion that some days ago when he said he hoped that FIFA's decision will accelerate Kosovo's campaign for full membership in the international football governing bodies. Having lost the battle Serbian football federation has tried to justified on its official website stating that it agreed that all parties to continue discussions on this issue and that Kosovo will not be accepted in UEFA and FIFA until you have this status. At times the whole problem by President Blatter remains on the modalities of this decision which will develop national team friendly international meetings in Pristina or abroad. For this purpose FIFA has announced another meeting of its committee ekzukitiv Zurich June 29.

Share This Video


Download

  
Report form