Ndarja e re administrative - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas prezantimit te propozimeve te opozitës për reformën territoriale konsensusi duket po aq i largët sa ne fillimin e këtij viti kur demokratet bojkotuan komisionin e posaçëm parlamentar për këtë reforme. Mazhoranca priste nga opozita një propozim te qarte te hartës se re te Shqipërisë dhe numrin e njësive vendore për te gjetur një konsensus; por opozita kërkon qe ulja ne tryezën e bisedimeve te behet për parimet mbi te cilat duhet ndërtuar kjo reforme. Fino i ka dhëne përgjigje edhe shqetësimit te hershem te demokrateve për procesin e decentralizimit duke theksuar se po punohet për ndryshimin e ligjit dhe ai pritet te vije ne parlament ne fillim te sesionit te ardhshëm; por ndërkaq Parlamenti ka punuar per hartën territoriale dhe nuk ka pse te bllokohet ky proces. Por ne këndvështrimin e opozitës përcaktimi i hartës duhet te jete fundi i procesit. Pavarësisht qëndrimit te opozitës, mazhoranca konfirmon se harta e re territoriale do te miratohet ne fund te muajit korrik, ne shtator do te kaloje ligji i ri per decentralizimin dhe zgjedhjet e ardhshme lokale do te mbahen me këtë kuadër te ri ligjor.

Share This Video


Download

  
Report form