http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vijon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonave të përmbytura te Fierit, kryesisht ne fshatrat Kashisht e Cerven te Komunës Frakull. Pakot përmbajnë ushqime, uje të pijshëm, veshmbathje dhe ushqim per bagëtitë. Rreth 1 miliardë e 260 milionë lekë është dëmi i llogaritur nga grupet e verifikimit në zonat e përmbytura në Frakull. Shifra është bërë publike nga kreu i kësaj komune. Komuna Frakull është e para që bën të ditur sasinë e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në banesa dhe ne tokat bujqësore. Rreth 70 ha me prodhime bujqësore, sera me luleshtrydhe, etj u përmbytën dhe dëmtuan. Ndërkohë që fermerët po i rikthehen normalitetit. Edhe në fshatrat e Komunës Dermenas kanë vijuar shpërndara e ndihmave për familjet e dëmtuara nga përmbytjet. Në zonën e Hoxharës dhe të Derëzezës kanë mbërritur ndihma nga rezervat e shtetit e bizneset. Pako me 40 kg ushqime dhe batanije per familjet e dëmtuara ka shpërndarë edhe Kryqi i Kuq Shqiptar. Në total sipas shtabit të emergjencave janë depozituar vetëm këtë të shtunë 60 ton misër, 900 koli ushqimore, 1400 dengje me bar të thatë për bagëtitë dhe 1200 batanije Ndërkohë që janë shpërndarë 40 ton me misër , 20 ton hime, 1400 koli me ushqime dhe 1200 batanije. Ndërsa aktualisht ka vetëm 7 shtëpi te përmbytura.