http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Flamur Noka, 18 dhjetor 2012: Ne rast se qarku i Kukësit ka rritje me shume se qarku i Beratit këtë pyetje duhet te shkojmë tua bëjmë burrave te Kukësit sepse nuk mund te ma bëni mua. Fakti qe ne Kukës ka burra qe shtojnë popullsinë kjo nuk është as përgjegjësia ime, por nuk është as përgjegjësia e opozitës. Kjo është nje nga batutat me te famshme te Ministrit te Brendshëm te asaj kohe Flamur Noka; por përtej batutave, ndarja e mandateve te deputeteve ishte nje prej debateve me te forta ne periudhën para zgjedhjeve parlamentare. Kjo per shkak se ne muajt e fundit para përcaktimit te numrit te deputeteve qe çdo qark nxjerr, ne Kukës u shtuan 600 banore për te shmangur heqjen e nje mandati nga ky qark, mandat qe ne çdo llogari e merrte PD. Asokohe Partia Socialiste kërkoi edhe komision hetimor pikërisht per te hetuar këtë lëvizje te popullsisë, qe u pa nga opozita e asaj kohe si nje strategji e PD ,per te nxjerre nje deputet me shume.4 vjet me pas, duket se fati i Kukësit eshte përcaktuar dhe ai nuk do te nxjerre me 4 deputete, por vetëm 3. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i ka nisur Komisionit Qendror te Zgjedhjeve numrin e përgjithshëm te shtetasve për çdo qark dhe KQZ ne baze te lëvizjeve te popullsisë, ben edhe ndryshimin e numrit te mandateve për çdo qark. Edhe pse KQZ ende nuk ka bere llogaritjet zyrtare tashme është e qarte se nga 12 qarqe qe ka vendi numri i deputeteve do te ndryshoje ne 5; Tiranës dhe Durrësit i shtohen 3 deputete per shkak te rritjes se numrit te popullsisë dhe 3 mandate i hiqen Kukësit, Korçës dhe Beratit. Ende nuk është e qarte se ke nga koalicionet favorizon kjo shpërndarje e re e mandateve edhe pse besohet se partitë e dyta dhe te treta ne koalicion mund te krijojnë avantazh ne qarqet me numër te madh deputetesh siç është rasti i Tiranës, e cila nxjerr 34 deputete nga 140 mandate qe ka parlamenti gjithsej.