http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një seancë dëgjimore ku ministri i pushtetit vendor ishte thirrur për të raportuar lidhur me nismat që do të marrë qeveria në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe zbatimit të rekomandimeve të dhëna në progres - raport, opozita e shfrytëzoi këtë rast për ta pyetur ministrin për ndryshimet ne marrëdhëniet me pushtetit qendror dhe atij lokal. Sipas deputetit bylykbashi, qeveria me tre vendimet e para që ka miratuar në KKT ka prekur pavarësinë e vendorëve, duke bllokuar kështu edhe procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Ndërkaq Ministri për çështjet e pushtetit vendor zbardhi dhe kriteret mbi bazën e të cilave do të organizohet reforma administrative. Sipas tij, baza kryesore do të jetë numri i popullsisë që do të ketë çdo komunë dhe bashki dhe jo sipërfaqja. Bledi Çuçi tha se deri në zgjedhjet lokale të vitit 2015 Shqipëria do të ketë gati reformën territorial e cila synon një ndarje të re administrative, ku shumë komuna që kanë një numër të ulët të popullsisë do të shkrihen.