Basha: për ndërtimin e terminalit, s'ka fonde - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjete dite pas prezantimit te projektit te tramit ne Tirane, kryebashkiaku Lulzim Basha publikon planin e ndërtimit te terminalit te autobusëve. Edhe pse nje projekt vetem ne letër, zoti Basha e cilesoi te përmbushur premtimin elektoral ndaj banoreve te Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranes i kërkoi këshillit bashkiak te zhvishet nga bindjet politike dhe te hape procedurat e koncesionit per kete projekt, pasi fondet dhe interesi i investitorëve nuk mungojnë. Sipas projektit, terminali do te ngrihet ne veriperëndim te Tiranes ne zonen e njohur prane rrethrrotullimit te doganës ne Laprake. Stacionet e autobusëve te linjave urbane, ndërqytetëse, linjave ndërkombëtare, stacioni i trenit dhe ai i tramit do te vendosen ketu ne nje sipërfaqe prej 8.5 hektarësh. Aktualisht edhe pse e zene nga ndërtimet, sipas drejtuesve te bashkisë projekti ngrihet mbi toke publike. 41 milion euro do te kushtoje ndërtimi i terminalit, ku parashikohet te sistemohen rreth  2500 autobusë dhe furgona qe hynë dhe dalin çdo dite ne Tirane. Zoti Basha nuk deklaroi afate per nisjen apo përfundimin e terminalin multimodal, ndërkohë qe nga mandati i tij si kryetar i bashkisë se Tiranës mbetet edhe nje vit kohe.

Share This Video


Download

  
Report form