“Nuk ka më pengesa për ndërtimin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heqja e barrierave për lejet e ndërtimit do t?i japë një frymëmarrje të re biznesit dhe do te sjelle rritjen e investimeve. Kryeministri Edi Rama është ndalur në një fabrikë e cila prodhon produkte ndërtimi dhe ka premtuar se qëllimi i qeverisë do të jetë nxitja e sipërmarrësve të ndershëm të cilët hapin vende të reja pune. ?Ne do të vazhdojmë t?iu mbështesim. Ne i kemi lejuar lejet dhe nuk ka më pengesa, sidomos për banesat private. Nuk ka pengesa që nga dita A. Banesat private, investimet prodhuese kanë qenë gjithmonë të hapura. Nga ana tjetër, sigurisht që na duhej të bënim një disiplinim dhe të vinim nën kontroll territorin se u bë një çmenduri me ndërtimet pa leje?. Por një nga problemet kryesore që biznesi sheh se është zgjidhur ne këtë periudhë është rimbursimi në mënyrë të rregullt i tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo barriere për dekada mbante peng paratë e sektorit privat.?Heqja e taksës së makinerive, për arsye se ne kemi importuar në mënyrë të vazhdueshme, pa dyshim që ndihmon, por ajo që është e rëndësishme dhe unë dua ta theksoj, na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë pjesa e rimbursimit të TVSH-së?. Qeveria ia dedikon rritjen e investime dhe zgjerimit në treg të kompanive luftës kundër informalitetit, por nga ana tjetër bizneset kërkojnë lehtësim nga barra fiskale në mënyrë që të bëhen më konkurruese në rajon.

Share This Video


Download

  
Report form