https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Analistët për "Lazaratin" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i qeverisë në Lazarat përtej anës së dukshme të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka dhe simbolikën e fortë të betejës kundër paligjshmërisë në Shqipëri. Ky është leximi që analistët Ylli Rakipi e Aleksandër Cipa i bëjnë aksionit 5 ditore në këtë këndvështrim për ta Lazarati është vetëm fillimi i betejës. Në morinë e reagimeve që shoqëruan ndërhyrjen në Lazarat, ka rënë në sy edhe heshtja e Presidentit i cili mbajti tjetër qëndrim në rastin e rënies së avionit në Divjakë. Paralelisht me ndërhyrjen në Lazarat pjesë e debatit politik të javës u bë edhe ideja e ndryshimeve në qeveri. Por ndërsa aksioni në Lazarat fuqizoi pozicionin e Ministrit të Brendshëm Tahiri, për analistët ato nuk janë tabu dhe ka ministra pozicionet e të cilëve duhen rishikuar. Ndërhyrje e policisë në Lazarat është një prej aksioneve më të bujshme të qeverisë 9 mujorë të Edi Ramës, aksion që sipas vetë Kryeministrit shënoi mbajtjen e një prej premtimeve kryesore elektorale, për vendosjen e rendit dhe sigurisë brenda 300 ditëve.

Share This Video


Download

  
Report form