https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Analistët për "Vitin e Bashës" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje vit me pare Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, nje muaj pasi e djathta humbi thelle ne zgjedhjet parlamentare. Sot ashtu si ne 22 korrikun e 2013 sfida me e madhe me te cilën përballet Lulzim Basha eshte figura e Sali Berishës. Per analistin Afrim Krasniqi, Basha ende nuk është kryetar i PD-së dhe opozita vazhdon te drejtohet nga Sali Berisha, por për Artan Hoxhen, Basha është nje kryetar de jure dhe de fakto i PD i cili ka zgjedhur te bashkëpunoje me paraardhësin e tij. Nisur nga këto këndvështrime, analistet gjykojnë edhe punën e Lulzim Bashes ne PD dhe procesin zgjedhor brenda partisë. Sot partia e drejtuar nga Lulzim Basha ndodhet jashtë Parlamentit dhe ky fakt per Afrim Krasniqin tregon se kjo nuk eshte opozita qe shqiptaret prisnin, por per Artan Hoxhen opozita është aktive ndaj shumice dërrmuese siç është e majta. Nje vit me pare Lulzim Basha fitoi 80% te votave te demokrateve ne nje proces qe u zhvillua sipas parimit nje anëtar nje vote. Por rivali i tij per kreun e PD-së, Sokol Olldashi deklaroi se nuk kishte gare duke hedhur akuza te forta per manipulimin e zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form