http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse mund të duket si një shpikje kjo që shihni është një vepër arti. Ajo mban firmën e një artisti austriak dhe në bazë të instalacionit është emocioni i një udhëtimi drejt Parisit, të cilin krijuesi e ka konceptuar kështu, me detaje të detit, anijes dhe muzikës që mund të dëgjosh nëse vendos këto kufje. Por, ky artist është vetëm një prej 21 të tjerëve austriake që kanë sjellë në Tiranë veprat e tyre bashkëkohore të frymëzuara nga rezidencat që kane pasur në vende të ndryshme të botës. Ekspozita përmbledh gjini të artit figurativ, mes pikturës, fotografive, vizatimeve apo instalacionit. Pas Tiranës ku është vendosur në galerinë Zeta, ekspozita do të udhëtojë në Francë.