http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndëshkimi për shkak të mosrespektimit të kufizimeve për koronavirusin nuk ka kursyer as presidentit austriak Alexander Van der Bellen.Mbrëmjen e të dielës kreu i shtetit austriak nën shoqërinë e bashkëshortes dhe dy miqve po darkonte në një restorant në qendër të Vjenës deri pas orës 23:00 të mbrëmjes duke shkelur masat e vendosura nga qeveria, raporton Vizion Plus.Një patrullë policie gjeti Presidentin dhe gruan e tij në tarracën e një restoranti italian në qendër të qytetit.Restoranti në pronësinë e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut Aki Nuredini mund të gjobitet deri në 30 mijë euro për shkelje të rregullave të tejkalimit të orarit të shtetrrethimit.Por presidenti Van der Bellen ka deklaruar se do ta paguaje vet gjobën.ALEXANDER VAN DER BELLENPRESIDENT I AUSTRISEUnë dola për herë të parë që nga bllokimi me dy miq dhe gruan time. Ne humbëm sensin e kohës teksa bisedonim. Më vjen keq sinqerisht. Ishte një gabim. Nëse i zoti i restorantit ka pasur ndonjë dëm prej meje, unë do të përgjigjem për dëmin e shkaktuar.Pronari i restorantit Aki Nuredini tha për mediat austriake se kishte ndjekur të gjitha rregullat duke ndaluar shërbimin në orën 23:00, por mendonte se klientët lejoheshin të qëndronin në tarracën e restorantit. raporton Vizion Plus. ?Presidenti Federal është një mysafir i rregullt në restorantin tim. Unë bëra gjithçka siç duhet dhe ne e mbyllëm shërbimin në orën 23:00, siç kërkohet nga ligji.- u shpreh Nuredini.Restoranti Italian sole në pronësi të shqiptarit nga Maqedonia e Veriut është i preferuar jo vetëm i presidentit austriak, por edhe i shumë artistëve të operas shtetërore vjeneze.