Pas tenderit te dyshimte te lotarisë kombëtare, licenca e te cilës do jepet pa një çmim, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i është drejtuar me një letër zyrtare kancelarit te Austrisë. Meqenëse firma me e favorizuar ne këtë tender ishte kompania austriake, "Austrian Lotary" lideri socialist kërkon qe ajo te tërhiqet nga gara, pasi praktika e tenderit qe ka ndjekur qeveria shqiptare nuk është transparente. Duke iu referuar letrës, Rama evidenton se firma austriake nuk ka ndjekur te njëjtat kritere si ne vendet e tjera dhe se ky fakt nuk është ne te mire te publikut shqiptar. "Duke pasur në mendje mbrojtjen e interesit publik, si prioriteti më i madh për ne, unë do të doja t'u sjell në kujtesë se në shumë raste, në muajt e fundit, kam denoncuar publikisht procesin e ndjekur nga qeveria aktuale shqiptare për të dhënë Licencën për Lotarinë Kombëtare është në kundërshti me interesin publik. Arsyeja se përse po ju sjell këto fakte në vëmendjen tuaj është se fituesi në fjalë i tenderit për këtë licencë është një kompani austriake, e quajtur 'Austrian Lotteries'. Unë jam i vetëdijshëm se përgjatë viteve, 'Austrian Lotteries' ka qenë e aftë të gjenerojë dobi të mëdha për shtetin austriak, ashtu si edhe për publikun austriak, duke operuar në mënyrë të ndershme në këtë sektor delikat, ku integriteti i operuesit ka rëndësi esenciale. Megjithatë, unë jam i mendimit se sjellja në rastin e tenderit shqiptar nuk ka qenë me të njëjtat standard dhe se ata kanë dështuar në aplikimin e të njëjtave kritere, ashtu siç i respektojnë dhe i përmbushin në vendin tuaj," shkruan Rama. Me tej ne letrën e tij Rama evidenton se kushtet përcaktuara ne tender janë denoncuar si nga mediat dhe nga kompanitë qe morën pjese ne gare, për shkak te mungese se disa kritereve baze. "Është turp që qeveria jonë aktuale ka zgjedhur të injorojë këto konsiderata. Prandaj, partia ime dhe unë synojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore për të hetuar të gjithë procesin, manipulimin për të cilin pretendojmë dhe për të riparuar dëmin që i është bërë publikut shqiptar, përmes këtij akti të rëndë papërgjegjshmërie. Unë shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj për përpjekjen tonë, ashtu siç besoj se ju keni vepruar në të njëjtën mënyrë në rastet kur interesi i austriakëve është kompromentuar ose është abuzuar nëpërmjet akteve korruptive. Gjithashtu dëshiroj t'ju informoj për synimin tonë që t'i bëjmë thirrje 'Austrian Lotteries' që të tërhiqet nga ky proces, i cili nuk është transparent, është kundër interesit të shtetit shqiptar dhe publikut shqiptar," shprehet lideri socialist. Një muaj me pare qeveria hapi garën për dhënien e licencës se vetme te lotarisë kombëtare. Por ky fakt u përfshi ne një debat te gjere publik, pasi ne kulmin e krizës ekonomike, kjo licence po jepet pa një çmim konkret për buxhetin e shtetit, fakt ky i cili vesh me mister qëllimin e vërtetë te tenderit.