Klement Zguri, letër kryeministrit Rama - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ngre shqetësimin për rrezikun që i kanoset sipas tij, procesit të administrimit të zgjedhjeve, nga pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Në një letër drejtuar Kryeministrisë, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe prefektëve të qarqeve, theksohet:?Komisionerët, të cilët nuk kanë marrë leje nga institucionet përkatëse, nuk po paraqiten në detyrë. Për këtë shkak, KZAZ nuk po respektojnë orarin e punës dhe po pengohen të kryejnë veprimtarinë e tyre për administrimin e procesit në Zonën e Administrimit Zgjedhor. Mosrespektimi qoftë edhe i një afati ligjor, përbën shkak për vonesa për respektimin e afateve në vijimësi, duke cenuar organizimin e procesit zgjedhor. Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe GNV-ve, rrezikohet organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor të datës 25 Qershor 2017.?Por ky nuk është i vetmi shqetësim i KQZ-së. Institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve vlerëson se partitë politike po tregojnë të njëjten sjellje problematike në respektimin e afateve ligjore për depozitimin e propozimeve për komisionerë të Qendrave të Votimit.?Sot, jemi 12 ditë para datës së zgjedhjeve dhe janë emëruar më pak se 50% e komisionerëve të QV. Pavarësisht se janë ezauruar të gjithë rrugët e komunikimit, vijon të mos ketë reagim nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat janë dhe subjektet që kanë të drejtën për të propozuar komisionerë në QV.?Sipas KQZ, afati për emërimin e tyre është tejkaluar dhe kjo sjell pamundësinë e trajnimit në kohë të komisionerëve, që është një detyrim ligjor i ngarkuar nga Kodi Zgjedhor.

Share This Video


Download

  
Report form