Arti si urë bashkëpunimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thonë se kultura është ura më e mirë e komunikimit mes dy shteteve. E ndonjëherë nuk janë të nevojshme fjalët, që përdoren nga diplomatët, por edhe mesazhet që përcillen përmes veprave.E tillë është edhe ekspozita në galerinë FAB, një ekspozitë e studentëve më të mirë të arteve figurative që sapo janë kthyer nga një vizitë në Athinën antike, në muzetë dhe oazet më të vjetra të artit helen. Ky është viti i dytë i ekspeditave të këtij lloji e një bashkëpunim i universitetit me Ambasadën Greke.Këto vepra janë jo vetëm art, por edhe mesazhe të bukura fqinjësie. Janë shumë për të ndërtuar një klimë të mirë e për të përcjellë dashuri mes dy shteteve. Për ne është kënaqësi që të investojmë në grupe studentesh si ata që ekspozojnë në galerinë FAB, por edhe për fëmijët, pasi kemi investuar në art, dashuri, buzëqeshje dhe një botë më të mirë, një botë që nuk ndërton mure.E tillë është edhe ekspozita e të vegjëlve në muzeun historik kombëtar. Këto janë pikturat e fëmijëve grekë e shqiptarë, që mësojnë çdo ditë nga Dëfrim Hasa, një botë tjetër, atë të ngjyrave që dëbon çdo grimcë racizmi për tjetrin.120 pikturat në Muzeun Historik Kombëtar i bëjnë të veçanta edhe ngjyrat me të cilat janë realizuar.Përtej të gjithave, këto dy ekspozita i bashkon i njëjti mesazh, ai i një bote ku diplomacinë e dy vendeve e zë arti.

Share This Video


Download

  
Report form