http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëjetesa fetare është një vlerë e shtuar që Shqipëria i ofron Europës. Ky ka qenë mesazhi i presidentit Bujar Nishani në takimin që ai pati këtë të hënë me Patriarkun Ekumenik Bartolomeun e Parë dhe krerët e kishave të tjera ortodokse, të cilët ndodhen në Tiranë pas shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit" ditën e dielë. Për presidentin Nishani, shtimi i një tjetër objekti madhështor kulti si Katedralja Ortodokse është mjaft i rëndësishëm për shkak se diktatura e shkuar komuniste i shkatërroi pa mëshirë këto vende të shenjta. Edhe për Patriarkun Ekumenik Bartolomeu i Parë, ndërtimi i katedrales së re Ortodokse është provë e qartë se Shqipëria gëzon tërësisht lirinë e praktikimit të fesë, pas të kaluarës të hidhur. Kreu i lartë i kishës Ortodokse i ka shprehur presidentit Bujar Nishani edhe urimin dhe bekimin për marrjen e statusit të vendit kandidat.