Besimtarët ortodoksë festojnë Epifaninë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra besimtarë ortodoksë në Durrës morën pjesë sot në ceremoninë e "Ujit të Bekuar", që organizohet çdo 6 janar. Pas përfundimit të meshës së përvitshme ata janë drejtuar tek kalata nr. 5 e portit, ku çdo vit kryhet rituali i hedhjes së kryqit, ose siç quhet ndryshe Epifania. Besimtarët, të të gjitha moshave, fillimisht kanë marrë urata dhe bekime nga hirësia Nikollë dhe më pas kanë ndezur qirinj. Për të kapur kryqin janë hedhur në det tre besimtarë të rinj, ndërkohë që fati për kapjen e kryqit i ka buzëqeshur 19-vjeçarit Xhulio Arapi. Dita e "Ujit të bekuar" ka nisur te festohet pas simbolikes në lidhje me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan. Duke përsëritur ritin biblik besimtarët ortodoksë në Gjirokastër morën pjesë në festën tradicionale të kësaj dite, ku gjatë meshës At Theodhori Nikolla ka bërë apel për vëllazëri, paqe e mirësi. Sipas kishës ortodokse kjo e kremte nis që në 5 janar kur kryhen shërbesat e Orëve të Mëdha, Mbrëmësores së Madhe me Liturgjinë e Vasilit të Madh si dhe të Bekimit të Ujit. Në datën 6 kryhet shërbesa e liturgjisë së Gjon Pagësorit, shërbesa e bekimit të ujit dhe ceremonia e hedhjes së kryqit. Pas shërbesës së bekimit të ujit besimtarët marrin ujin e bekuar duke e përdorur atë për shërim shpirtëror e trupor. Mesha tradicionale në kishën e Kryeëngjëjve është pasuar nga hedhja e kryqit në ujërat e lumit Drino ku megjithë temperaturën e ujit tepër të ulët një i ri 18-vjeçar u bë shpëtimtari i kryqit duke sfiduar të ftohtin. Kjo festë e besimit ortodoks përkujton çdo vit ceremoninë e pagëzimit të Krishtit nën simbolikën e purifikimit të mëkateve dhe shfaqjen për herë të parë të trinitetit të shenjtë.

Share This Video


Download

  
Report form