http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra besimtare ortodokse kanë marrë pjesë në kremtimin e 300 vjetorit të Shen Kozmait në fshatin Kolkondas në komunën Libofshe. Në ceremoninë kushtuar kesaj feste, kryepeshkopi i Tiranës Anastas Janullatosi në praninë e besimtarëve dhe priftërinjve shqiptarë e grekë mbajti një meshë. Përfaqësuesi i kishës at Rafael Rredhi theksoi rëdësinë që kjo festë ka për besimtarët. Besimtarët ortotokse në nder të kësaj feste kanë ndezur qirinj dhe janë falur në kishën e Shën Mërisë, ndërsa një pjesë e tyre e kanë kaluar natën në këtë manastir. Të pranishmit vizituan edhe varrin e Shën Kozmait , i cili ndodhet në ambiente e kishës në Kolkondas te Libofshës. Ndersa, konferenca shkencore e paralajmëruar me rastin e kësaj feste është anuluar. Shkak për këtë anulim janë bërë debatet mbi rolin që ka pasur Shën Kozmai pro ose kundër shqiptarisë.