Fier, taksë për mjedis... të ndotur! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paguash taksë pastrimi dhe të jetosh mes ndotjes që ofrohet nga fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane. Kjo ndodh për dhjetëra biznese në Fier, që shtrihen në lagjen e cila kufizohet me këtë fushë mbetjesh. Bizneset aty ankohen se edhe pse i paguajnë taksat vendore, ajri është tejet i ndotur dhe me erë të rëndë. Mbetjet e grumbulluara nga qyteti, me kontributin edhe të taksave të tyre, janë kthyer në burim serioz sëmundjesh jo vetëm për ata, por edhe qindra qytetarë të tjerë që banojnë në këtë lagje. Mustafa Myrtaj është njëri prej bizneseve tatimpagues i rregullt që paguan rregullisht taksat vendore, por kërkon prej Bashkisë që të marrë masa për eliminimin e kësaj ndotjeje. Përballë kësaj dukurie, por edhe për shkak të krizës, biznese të shumta në këtë zonë, nuk paguajnë taksat vendore. Nënkryetari i Bashkisë, Florian Mucaj, ka deklaruar se duhen paguar taksat që të kryhen shërbimet e duhura. Për këtë arsye bashkia në bashkëpunim me disa institucione të tjera kanë ndërmarrë një aksion për grumbullimin e taksave të papaguara, përfshi edhe atë të pastrimit. Në ditën e sotme dhjetëra biznese borxhlinj ndaj tatim taksave bashkiake janë bllokuar në veprimtarinë e tyre. Por pa zgjidhje ngelet edhe situata e ndotjes nga kjo fushë grumbullimi mbetjesh urbane e cila prej vitesh qëndron jashtë gjithë parametrave dhe kushteve mjedisore.

Share This Video


Download

  
Report form